Ftesa për debat/ Basha: Edi Rama i shmanget debatit, ka 20 vite që nuk përballet…

Ilva Tare: Pyetjet dhe përgjigjet e shpejta. Gjuha juaj ditët e fundit është bërë pak më agresiv në drejtim të kryeministrit dhe në replikat që keni pasur veçanërisht në Tëitter, nuk ju rrinte mirë ai kostumi I një kandidati për kryeministër normal?

Lulzim Basha: Unë mendoj që jam një njeri normal dhe një politikan që ofroj normalitet, por që të më kërkosh që unë të hesht kur përballem me skandale të tilla, vjedhje parash në kohë pandemie ndërkohë që familjet vuajnë për bukën e gojës e ndërkohë që kryefamiljarët shpunësohen do të thotë të më kërkosh të bëhem bashkëfajtor me atë që vjedh. Këtë s’mund ta bëj kurrë.

Ilva Tare: E ndiqni Ramën në Tëitter?

Lulzim Basha: Jo nuk e ndjek por kam një zyrë që e ndjek.

Ilva Tare: Po nuk do ishte më mirë ta ndiqnit rivalin tuaj drejtpërdrejtë?

Lulzim Basha: Po s’kam kohë unë të ndjek, jemi dy përqasje të ndryshme, ai e shikon pushtetin si një qëllim në vetvete, unë e shikoj si një mjet për t’i shërbyer objektivave që kam vendosur në funksion të shqiptarëve, në funksion të jetës së tyre

Ilva Tare: Jeni gati të dilni në debat me Ramën?

Lulzim Basha: E kam thënë, meqë e doni po e përsëris këtu, kam qenë dhe jam gjithmonë i gatshëm por siç e keni marrë përgjigjen. Së fundmi edhe para një jave

Ilva Tare: Përse doni të bëni debat?

Lulzim Basha: Është Edi Rama ai që i shmanget debatit.

Ilva Tare: Përse doni ju të bëni debat me Ramën?

Lulzim Basha: Shiko, nuk është se është çështje dëshire, është kulturë demokratike debate midis forcave politike, midis kryetarëve të forcave politike, është një traditë demokratike në çdo vend demokratik. Sikundër është një traditë e zoti Rama t’i shmanget debatit. Prej 20 vitesh nuk ka dalë në debat dhe nuk besoj se shanset që të dali ai në debat janë përmirësuar. Ka shumë më shumë pyetje të cilave nuk po i jep dot përgjigje dhe kjo është edhe arsyeja pse tani më shumë se çdokush tjetër e ka frikë debatin. Këtë e pamë dhe javën e kaluar se të gjitha këto aferat, vjedhjen, gënjeshtrat, mashtrimet i njihnim por besoj javën e kaluar e pamë edhe një kryeministër që ka frikë të përballet.