Fakt tronditës/ Basha publikon dokumentin: Inceneratori i Fierit u përzgjodh pa vlerësuar ofertën financiare

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka denoncuar një tjetër skandal sa i përket aferës korruptive të inceneratorëve. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha ka publikuar dokumentin që vërteton se në prokurimet e bëra për inceneratorin e Fierit fitues u përzgjodhën ato me çmime të larta dhe jo të ulëta.

“Në prokurimet e Edi Ramës, kanë fituar ato me çmimin më të lartë, jo ato me çmimin më të ulët. Fakt tronditës, konçesionari i inceneratorit të Fierit u përzgjodh pa vlerësuar ofertën financiare.

Mungesa e ofertës financiare si kriter vlerësimi, inceneratori i Fierit një skema mafioze e zhvatjes së parave të taksave.Inceneratori i Fierit, Klodian Zoto mund të kërkojë sa të dojë nga shteti; konçesioni nuk ka një vlerë tavan.

Janë harxhuar 23.8 milione euro për një kontratë që nuk ka të përcaktuar çmimin”, u shpreh Basha.

1 32