Ndahet nga jeta ish-deputeti dhe shkrimtari i njohur

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare shkrimtari i njohur dhe ish-deputeti Ramadan Musliu, raporton Gazeta Ekspress. Musliu studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare.

Ramadan Musliu u lind në Beguncë të Vitisë, më 31 maj 1954.

Punoi si profesor i gjuhës dhe letërsisë Shqipe në Viti. Më pas, për një periudhë të gjatë, në gazetën e përditshme “RILINDJA”.

Gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të shkuar, u mor dhe me veprimtari politike në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas luftës, u zgjodh deputet, në legjislaturën e dytë të Kuvendit të Kosovës.

Krijimtarinë letrare dhe publicitike (gazetareske) e filloi herët. Ai gjatë viteve 1977-1980 ka punuar arsimtar i lëndës gjuhë dhe letërsi shqipe në Qendrën Shkollore “Kuvendi i Lezhës”.

Po ashtu ai ka punuar edhe si gazetar i kulturës në gazetën e përditshme Rilindja dhe ishte anëtar i redaksisë së Revistës së përdyjavshme për kulturë “Fjala” të Prishtinës, nga viti 1981-1993.

Ramadan Musliu, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2004 deri në vitin 2007.

Krijimtaria e plotë e Ramadan Musliut: 1993 – 2004 Punoi si redaktor kulture e pastaj edhe si drejtues i të përditshmes “Rilindja”, botimi i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe drejtoi Shtepinë botuese “Eurorilindja”.

2003 – 2004 Drejtoi revistën letrare “Kalendari letrar”. 2004 – 2007 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

2008 – 2010 Punoi si këshilltar politik i ministrit të kulturës në Qeverinë e Kosovës. Botoi pesë libra me studime dhe kritikë letrare:

1990 – “Mbindërtimi poetik”, Prishtinë; 1998 – “Konfiguracione narrative”, Tiranë; 2005 – “Estetikja e dallueshme”, Prishtinë;

2010 – “Ekskurs në letërsinë për fëmijë”, Shkup; 2012 – “Tangjenta letrare”, Prishtinë;

1997 – “Vetëripërtëritja e totalitarizmit”, Tiranë, libër publicistik Autor i pesë librave me poezi:

1981 “Parodia e trupiut”, Prishtinë; 1985 “Shqisa e gjashtë”, Prishtinë; 1987 “Pasqyra e të rrëfyerit”, Prishtinë, 1996 “Kënga e sibilave”, Tiranë, 2004 “Në zemrën e gjërave”, Prishtinë

Poezitë e tij janë përkthyer në anglisht, rumanisht, frëngjisht, serbisht, maqedonisht slllovenisht dhe është prezantuar në antologjinë e poezive ndërkombtare për vitin 2010 dhe është fitues i disa çmimeve letrare.

gazetar e deputet 402x400 1