Platforma anti-oligarki/ Basha tregon rrugët se si do t’i rikuperojë PD dhe do t’i rikthejë shqiptarëve paratë e grabitura

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konference për mediat ka prezantuar platformën anti-korrupsion.

Ai tha se ligji anti-mafia do të ketë amendamente, përmes të cilave do të mundësohet anulimi i kontratave korruptive që janë përfituar nga oligarkë të lidhur me qeverinë.

Bash tha se, po ndan me mediat dhe qytetarët rrugët se si do t’i rikuperojë PD paratë e grabitura me skema mafioze.

“Platforma jonë anti-oligarki dhe anti korruosion do të dënojë fajtorët dhe do t’i rikthejë paratë shqiptarëve.

Një ndër ligjet e para që do të miratohet & zbatohet nga qeveria e PD, ligji i ri anti-mafia.

Duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme. Ska më ekstreme se kjo situatë ku jemi

Ligji i ri anti-mafia, çdo konçesion, tender, liçencë korruptive, në thyerje të ligjit është e pavlefshme. Ligji i ri anti-mafia, me efekt prapaveprues.

Zgjidhjen ne e kemi konceptuar te mekanizmi anti-mafia, që do të bazohet te parimi ku çdo e ardhur e paligjshme do t’i kalojë buxhetit te shtetitn.

Ligji i ri anti-mafia vepron ndaj pasurive të kompanive, individëve të përfshirë në kontrata korruptive, të paligjshme. Pasuritë e paligjshme sekuestrohen, pavarësisht nëse subjektet dënohen penalisht.

Skemat korruptive, kompani të krijuara pak kohë para akordimit të kontratës.

Skemat korruptive, kompani pa përvojë në sektorin e kontratës së akorduar.

Skemat korruptive, kompani në pronësi të njerëzve me të shkuar kriminale.

Skemat korruptive, shpikja e konçesioneve të pakërkuara, rritje shumëfishe e çmimit të kontratës.

Kur njëra nga format e abuzimit të evidentohet, do të trajtohet nga ligji i ri anti-mafia.

Ky proces kalon në tre hapa: Qeveria që verifikon, Prokuroria E Poscaçme, Gjykata e Posaçme.

Mekanizmi ynë anti-mafia, model i suksesshëm në Itali në luftën kundër mafias.

Mekanizmi ynë anti-mafia në përputhje me konventat ndërkombëtare.

Mekanizmi i ri anti-mafia, rikthejmë konkurrencën në çdo sektor.

Mekanizmi ynë anti-mafia, kthen paratë publike të grabitura nga abuzuesit tek qytetarët.

Mekanizmi ynë anti-mafia, përmirëson klimën e biznesit dhe nxit sipërmarrjen.

Mekanizmi ynë anti-mafia, paratë e rikthyera përdoren për investime dhe programe publike”, u shpreh Basha.