30 mijë makina në paradën e mbështetësve të Trump në Florida

Mijëra mbështetës të presidentit Trump u derdhën në rrugët e Floridas për të protestuar kundër komunizmit.

Departamenti i Policisë së Maiamit konfirmoi se afro 30 mijë makina morën pjesë në Ralin e Makinave pro Trump.

Mijëra kubanezë, venezuelianë dhe të tjerë latinë konservatorë mbushën rrugët e Maiamit për t’iu bashkuar karvanit “anti-komunist”.

Patriotë latinë shprehën dashurinë e tyre për Amerikën dhe presidentin Trump duke valëvitur flamuj, për të shprehur ndjenjat e tyre anti-socialiste dhe anti-komuniste.

Parada u përqëndrua në “Magic City Casino” dhe u quajt “Anti-Communist Caravan for Freedom and Democracy” (Karvani Anti-Komunist për Liri dhe Demokraci).

Demonstruesit mbështesnin mes flamujve dhe thirrjeve rizgjedhjen e presidentit Trump, përkrah flamujve të kombeve të tyre.

Policia deklaron se njerëzit u mblodhën në një paradë historike për të kundërshtuar komunizmin, socializmin, marksizmin dhe ideologjitë majtiste totalitare.

Organizatori i paradës, apo ralit, Orlando Gutiérrez-Boronat, i tha Medias online “Breitbart” se ky ishte një event që i kaloi të gjitha pritshmëritë për nga numëri i pjesëmarrësve dhe diversiteti i tyre.

Demonstruesit mbanin flamuj, bluza dhe kapela me slloganin e fushatës së presidentit Trump “Make America Great Again”, si dhe vallëzonin nën tingujt e ‘salsa hit’, me këngën për presidentin, me titull “Trump Song”, kënduar nga ‘Los 3 de la Habana’.