Përmbytja e rradhës, Oerd Bylykbashi publikon videon: Durrësi nuk do ta harrojë barbarinë!

Durrësi është një qytet që njeh përmbytje sa herë bie shi. Kështu ka ndodhur edhe tani që kanë nisur shirat e vjeshtës.

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi shkruan në një reagim se, qytetarët e Durërsit do reagojnë me votë ndaj barbarisë mbi qytetin.

“Ajo qe mbetet eshte lumi i baltes qe mbulon prej vitesh rruget e Durresit sa here bie shi. Durrsaket do t’i ‎kujtojne me neveri “punen” dhe “veprat” e Partise Socialiste ne 20 vite qeverisje te qytetit, nga tetori i vitit 2000 deri me sot.

Nuk kane si t’i harrojne vrragat qe barbaria e periudhes se Dakos la ne fytyren e qytetit. Por durrsaket nuk do ta harrojne qe Dakon dhe ata qe e pasojne si kukulla i ka vene me doren e tij pikerisht Edi Rama. Me 25 prill 2021 durrsaket do t’i bejne “rrespektet” e fundit me vote kryehajdutit qe qeveris vendin dhe bandes se tij qe grabit Durresin”, shkruan Bylykbashi.

Durresi nuk do ta harroje barbarine!Ajo qe mbetet eshte lumi i baltes qe mbulon prej vitesh rruget e Durresit sa here bie shi. Durrsaket do t'i ‎kujtojne me neveri "punen" dhe "veprat" e Partise Socialiste ne 20 vite qeverisje te qytetit, nga tetori i vitit 2000 deri me sot. Nuk kane si t'i harrojne vrragat qe barbaria e periudhes se Dakos la ne fytyren e qytetit. Por durrsaket nuk do ta harrojne qe Dakon dhe ata qe e pasojne si kukulla i ka vene me doren e tij pikerisht Edi Rama. Me 25 prill 2021 durrsaket do t'i bejne "rrespektet" e fundit me vote kryehajdutit qe qeveris vendin dhe bandes se tij qe grabit Durresin.

Gepostet von Oerd Bylykbashi am Dienstag, 13. Oktober 2020