Pedagogia e Arteve, video-mesazh për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e Kancerit të Gjirit

Pedagogia e Universitetit të Arteve, Taulanda Jupi ka përgatirur një video-mesazh për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e Kancerit të Gjirit.

Tetori Roz

https://www.facebook.com/taulanda.jupi.77/videos/345067643494659

Ti ke mundësinë të zgjedhësh. Duaje veten, zgjidh JETËN!

“I gjithë inati përzier me frikë pingulet mbi kokën time në formën e një pyetje: Pse unë?

Çfarë kam bërë gabim? Kush më zgjodhi mua?” ~ MALKONY ~ Kjo është pyetja që kam lexuar më sytë e dhjetra grave dhe vajzve që përballeshin me këtë sëmundje, ndërkohë që unë bisedoja me ato dhe shkruaja monodramën MALKONY.

Ato gra të forta e të brishta në të njëjtën kohë, më besuan mua ndjesitë e tyre më të fshehta, frikërat, lotët, dhembjen dhe dramën e thellë që përjetonin. Nuk e kishin të lehtë… Si një rekuiem për të gjitha ato që kanë humbur betejën me kancerin e gjirit… Si një mbështetje për të gjitha ato që përballen me këtë sëmundje…

Ti, e dashur grua apo vajzë, SOT duhet të fitosh të nesërmen tënde, ti SOT mund të jesh një hap përpara kancerit të gjirit, vetëm duke bërë një mamografi, sepse mrojtja më e mirë ndaj kësaj sëmundjeje është parandalimi ose diagnostikimi i hershëm.

E di, kjo është një periudhë e vështirë për të gjithë ne, por edhe në rrethana të Covid -19, duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse, mendoj se mund të kujdesemi që ky tetor vjeshte të jetë përsëri Tetori Rozë.

Mos harro: 1 në 8 gra preken nga kanceri i gjirit gjatë jetës së tyre! Ky mesazh shkon për ty mikja ime, për ty grua apo vajzë, për ty nënë apo motër, të gjitha së bashku mund të bëjmë shumë ….. Por sot le të bëj diçka secila për veten e saj, një mamografi. Ti ke mundësinë të zgjedhësh, bëj mamografi.

Duaje veten, zgjidh JETËN!

https://www.facebook.com/taulanda.jupi.77/videos/345067643494659