Kryeministri tallej me vendosjen e maskës, sot terrorizon qytetarët me gjoba nëse nuk e vendosin

Nga Ilir ALLKJA

Edi Rama pas disa muajsh pauze të angazhimit të tij grotesk ndaj epidemisë u kujtua të kërcënojë me gjoba deri në ndërprerje të energjisë pasi, gjoba për mosmbajtjen e maskës do të shkojë me faturën e dritave në shtëpinë e kundravajtësit.

Gjithsesi kur kujtojmë kërcënimet me arkivola pa varre, kuptojmë që kryeministri i “gjithëditur” vazhdon të jetë është i njëjti.

Në qarkullim ka me shumice maska tekstili dhe kirurgjike të cilat nuk kanë asnjë vlerë mbrojtëse ndaj coronavirusit.

Shkurt janë kot dhe mbahen vetëm si aksesorë, pasi nuk kanë asnjë rol mbrojtës.

Standardet FFP janë standarde mekanike të filtrimit të përdorura për maskat mbrojtëse të frymëmarrjes të certifikuara nga Bashkimi Evropian, në tabelën më poshtë janë paraqitur shkurtimisht diferencat.

Që një maskë të jetë e vlefshme duhet të jetë e standartit FFP2 e lart, dhe vlera e saj eshte nga 300 deri 800 lekë.

Por ka tipe maskash që duhen vendosur në varësi të moshës, të cilat kanë kosto akoma më të lartë.

Por a ka qeveria ndonjë strategji që të pajisë qytetarët me maska?

Në gjithë Evropën, shteti ofron nga një maskë ne dite gratis për shtresa të popullsisë.

Çfarë maskash ofron qeveria e Shqipërisë për qytetarët, nxënësit, pensionistët?

Asgjë!

Si mundet të penalizosh njerëzit për mosmbajtjen e maskës, ndërkohë që shumica nuk e përballojnë dot çmimin e një maske në ditë?!

Një maskë e çfarëdoshme nuk vlen pasi nuk ofron asnjë mbrojtje!

Por ku është koherenca e ketij kryeministri?!

Në muajt shkurt e mars të këtij viti, në dy dalje në media, kam nënvizuar fort përdorimin e maskës në ambjente të mbyllura, si masë mbrojtëse, ndërkohë që kryeministri pronocohej qartë kundër përdorimit të maskave.

Madje kryeministri tallej me maskën.

Sot është po ky kryeministër që terrorizon, pasi këtë di të bëjë më mirë, duke urdhëruar përdorimin e detyrueshëm të maskës, duke kërcënuar me gjoba e ndërprerje të energjisë, e ndoshta dhe me burg!

11 2