Boll me mashtrime!

PhD. Ilir PECNIKAJ

E gjithë Euròpa dhe bota e qytetruar është e prokupuar për rritjen e numerave të personave covid pozitiv. Në të gjitha vendet kemi një rritje thuajse eksponenciale të rasteve pozitive, dhe një preokupim se di do vazhdojnë në të ardhmen e afërt. Për këtë të gjitha qeveritë e përgjegjëshme po marrin masa ekstreme për më të keqën.

Nëse do të shikojmë:

Italia, brenda dy diteve është thuajse 2 fishuar ( 06/10 = 2676 raste të reja, në 08/10 = 4458 raste të reja)

France, në datën 06/10=10489 raste të reja, në 08/10 =18169 raste të reja.

Anglia , në datë 06/10=11500 raste të reja, në 08/10 =17540 raste të reja.

Maqedonia Veriut në datë 06/10=226 raste të reja, në 08/10 =364 raste të reja.

Greqia, në datë 06/10=300 raste të reja, në 08/10 =434 raste të reja.

Po në Shqipëri ?

Nuk tundemi ne… Shkëmb GRANITI… Është thuajse njësoj, jo vetëm në 3 ditët e fundit por në me shumë se 3 muajt po njësoj është. (lakorja e kuqe paraqet tamponet positive kurse “trendy” është drejteza e gjelbër, që është thuajse e njetrajtshme. Në 110 ditët e fundit kemi një mesatare afërsisht 140 poziitiv/ditë. Po të shohim në javën e fundit kemi një mesatare 163 raste positive në ditë . Pra njëtrajtshmërija është mëse evidente.

Një fakt tjetër shqetësues, ku shqetësimi bëhet edhe më i madh kur kemi të bëjmë me mashtrim nga QEVERIA. Po të shikojmë me vëmendje, deri në mesin e gushtit kemi makimumin 500 tampone /ditë, të cilat, pas datës 18 gusht marrin një kërcim në menjëhershëm në mbi 900 tampone /ditore, kohë kjo që përkon me liberalizimin e këtij shërbimi edhe për privatin. Por rastet positive ngelin po thuajse njësoj (shikoni drejtëzen jeshile). Pra del qartësisht se sasia e tamponeve mbi 500 janë “tampone burokratike”, të bëra nga lab. private, me kërkesë nga personat që duan të kenë një certefikatë “tampon negativ”, kërkesë kjo e vendeve të BE për të mundësuar lëvizëjen në këto vende….

KËSHTU PO PËRGADITET PËR NJË RRITJE TË MUNDSHME TË VIRULENCËS DHE PËRHAPJES SË CORONAVIRUS QEVERIJA JONË?!

ÇFARË NA DUHET SHOW I PERDITSHEM I MSHMS KUR ATO VETËM GËNJEJNË NGA MËNGJESI NË DARKË.

MASHTRIMI NGA QEVERIA PËR QËLLIME TË ERRËTA VRET ME SHUMË SE ÇDO SËMUNDJE, VIRUS O GJË TJETËR, AI VRET SHPRESEN.

33