Heqja e taksës “Rama” për karburantet, Basha tjetër angazhim të fortë: Brenda 100 ditëve të para do t’i jepet fund naftës pa cilësi!

Heqja e taksës “Rama” mbi karburantin 240 lekë për litër do të jetë ndihmë e jashtëzakonshme. Karburanti ynë është më i shtrenjti në rajon, duke bërë çdo mall dhe shërbim më të shtrnejtë dhe jo konkurues.
Cilësia e naftës është më e keqja, sepse e dimë të gjithë, se karburanti përzihet.
Brenda 100 ditëve të para do t’i jepet fund naftës pa cilësi në tregun shqiptar. Kjo nuk do të ulë të ardhurat, përkundrëzi. Në vitin e parë do të kemi 50 milionë euro më shumë në buxhet, sepse do t’i japim fund kontrabandës së karburanteve.
Kjo nuk është betaja e Lulzim Bashës, por betejë e çdo shqiptari. Jetojmë në një vend të bekuar nga Zoti, por të vjedhur dhe të keqqeverisur. Së bashku t’i japim fund të keqes, te ndalim largimin dhe të nisim ndryshimin, se nga ky ndryshim do të përfitojnë të gjithë.