Nesër votimi për kandidatët për deputetë të PD në Lushnje

Demokratët e qarkut Fier do të votojnë nesër për kandidatët për deputet, duke iu bashkuar 8 qarqeve ku më parë janë zhvilluar zgjedhje.

Në degën e PD në Lushnje kandidojnë 13 emra, mes të cilëve edhe avokati i njohur Indrit Sefa. Përmes votës kontestuese, anëtarësia e PD do të përcaktojë mbështetjen ndaj kandidatëve, ndërsa skualifikimi nga gara ndodh vetëm nëse kandidati merr 20 % vota kontestuese.

Lista e kandidatëve për degën e Lushnjes 

Afrim Kokla

Alvin Gjata

Eduart Tashi

Elton Bano

Eriselda Prishta

Fogert Hoxha

Gazmend Koduzi

Hekuran Korreshi

Indrit Sefa

Jakup Beiqi

Klement Çela

Ndriçim Bali

Nevila Bami

Ylli Zdrava

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i konsultimit të anëtarësisë ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës, Beratit, Durrësit, Shkodrë, Lezhës e Korçës.