Revolta e banorëve: Erion Veliaj pastron paratë e drogës duke bërë pallate tek Unaza e Re

Mjetet e IMT kanë zbarkuar edhe sot në zonën e “Unazës së Re”, për të vijuar me shembjen e disa objekteve.

Në një prononcim për gazetarët, qytetarët kanë hedhur akuza të forta ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtuan se, Bashkia është shndërruar në një lavatriçe për pastrimin e parave të pista.

Ata i cilësuan kriminelë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Veliaj.

“Erion Veliaj pastron paratë e drogës duke bërë pallate në Unazë të Re. Duke u dhënë 300 euro për metër katror një dyqani që shemb, ndërsa këtu mbrapa është 5 mijë euro. Përdor Policinë e Shtetit si kamzhik ndaj qytetarëve. Qytetarëve iu marrin pronën, Erion Veliaj është kryemashtrues. Këta duhet të shkojnë para drejtësisë“, tha një prej banorëve.

“Ngjitur me banesën dy kate që e shemb ngrihet pallati 11 kate. Le të pastrojë paratë e drogës. Bashkia e Tiranës është kthyer në lavatriçe. Ne nuk jemi kundër projektit, por të paktën jepi atë që u takon. Nuk janë zaptues. Kanë 30 vjet që paguajnë taksa”, u shpreh një tjetër qytetar i zonës.

Sipas banorëve, vetëm në Shqipëri ndodh që në kohë pandemie qeveria të prishë banesa.

Screenshot 2 16 696x340 1