Përkeqësohet gjendja e naftëtarëve, kreu i Sindikatës: Jemi lodhur nga këta kriminela! Grevistët kanë probleme kardiake

Naftëtarët e Ballshit po vijojnë në ditën e nëntë të protestës për shkak të pagave të pamarra  prej disa muajsh. Gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar ndërsa disa prej tyre kanë pasur probleme serioze me shëndetin. Me kërkesën e naftëtarëve, ka mbërritur një mjeke, e cila i ka dhënë ndihmë mjekësore grevistëve.

Kontrolli mjekësor bëhet sa herë që naftëtarët e kërkojnë dhe sa herë që nuk e ndiejnë veten mirë, megjithëse nuk ka një staf mjekësor që qëndron në gatishmëri.

Kreu i sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dutaj foli për Fax News duke thënë: “Ne duan të na dëgjohet kauza e jonë. Grevistët  kanë probleme kardiake nuk po bëjmë një show, na është sosur durimi këta s’kanë as turp të na kthejnë një përgjigje kërkojmë një zgjidhje, të vinë instancat e duhura e të na kthejnë përgjigje. Këta nuk kanë as turp të na kthejnë një përgjigje arrijnë deri tek buka fëmijëve tanë nuk po kërkojmë lëmosh derën e kanë të hapur le të vijnë të takojnë naftëtarët derën e kanë të hapur.

Një tjetër grevist shprehet për Fax News duke thënë: “Shëndeti jonë sa vjen e rëndohet, jemi lodhur nga këta kriminela, nga këta pseudo analista, pisa, këta b*thëlëpirësat, këta injorantët. Janë rreth 900 heronj, janë naftëtarët, po vdesin naftëtarët. Këta politikanët ngelën duke bërë show e duke u zënë me njëri -tjetrin”.

111 1