Kryemadhi: Do ta thyejmë në mes Edi Ramën dhe çfarë ka nga pas

Në lidhje direkte me Çim Peka Live, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar edhe njëherë zhvillimet politike të ditës së sotme në vend, ku maxhoranca në mënyrë të njëanshme votoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor pa edhe pëlqimin e opozitës jashtëparlamente, duke rrëzuar marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik.

Kryemadhi tha ndër të tjera se me çfarë kodi Zgjedhor të hyjë Rama në zgjedhje, opozita do ta mundë, ‘Edi Rama edhe administratën e ka në opozitën. Edhe policët i ka në opozitë.
Edhe socialistët i ka në opozitë.

Vetëm 1 përqind e oligarkëve janë me Ramën. Sot për hir të së vërtetës ka një Edi Ramë që po e shikojmë lakuriq edhe nga ana politike. Opozita do hyjë në zgjedhje dhe do i fitojë ato në mënyrë të bindshme. Nuk do fitojë opozita por do fitojnë shqiptarët më shumë se sa listat e stërgjatuara të Ramës.

Ne e dinim shumë mirë që edhe po të hynim në Këshill Politik, integrimi nuk do të hapej. Sepse krimi i organizuar, dosjet nuk ishin në dorë tonë. Dhe ne bëmë qokë ndaj ndërkombëtarëve. Ne do shkojmë në zgjedhje dhe do ta thyejmë në mes Edi Ramën dhe çfarë ka nga pas…

Çështja e koalicionit nuk është çështje letrash, por fryme. Kush është fryma? Fryma është që nuk firmos në letër ti kundër Edi Ramës. Strategjia e opozitës është strategjia për ti dhënë dërmën Partinë Socialiste

Fjalimi i Edi Ramës e kishte të gjithë hallin te Meta. Jo 1 përqind por edhe 0,5 përqind ta bën Edi Rama pragun, nuk i bën dot mandate për të bërë shumicën. Kodi Zgjedhor nuk mbush dot xhepat e shqiptarëve. Problemi ynë kryesorë ëshët çfarë do bëjë opozita kur të marrë pushtetin.

Historia që ne po flasim është që Edi Rama po kërkon të hyjmë në vorbullën tonë.Unë nuk kam më problem Kodin Zgjedhor.
Unë kam nënshkruar mjë marrëveshje me Bashën me 23 prill. Sot Rama ka nënshkruar fundin e tij. Sot problemin më të madh Edi Rama e ka me socialistët.

Rama është kufomë politike që nuk ka parfum ta shpëtojë. Dhe tani i afrohen edhe insektet. Nuk ka higjenë që meriton Ramën.’