Rikthehet Donald Trump: Mos lejoni që COVID-19 t’u kontrollojë jetën, ndihem më mirë se 20 vjet më parë!”

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se të hënën në mbrëmje do të dalë nga spitali. Nëpërmjet një mesazhi në “Twitter”, Trump tha se ndihet mirë dhe se do të lërë spitalin në 18:30 me orën lokale.

“Do të dal nga qendra e mrekullueshme spitalore Walter Reed në ora 18:30. Ndjehem shumë mirë! Mos kini frikë nga COVID-it. Mos ia lejoni t’ju kontrollojë jetën. Administrata Trump ka zhvilluar njohuri dhe mjekime të mrekullueshme. Ndihem më mirë se 20 vjet më parë!” tha presidenti.

Trump Tw
Në një video të publikuar nga BBC, Trump thotë se ka mësuar shumë për COVID dhe se ajo që ka kaluar është shkolla e vërtetë..
“Ka qenë një udhëtim shumë interesant. Kam mësuar shumë për COVID. Mësova duke shkuar vërtetë në shkollë. Kjo është shkolla e vërtetë. Kjo është ‘le të lexojmë librat e shkollës’ dhe unë e kuptova dhe është një gjë shumë interesante dhe do t’ju tregoj për të”, shprehet Trump.

Rastet
Shefi i Kabinetit i Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows tha më herët të hënën se Presidenti Donald Trump do të takohej me mjekët që po e trajtojnë atë për COVID-19 për të vlerësuar përparimin e tij dhe se administrata është “optimiste” se ai mund të dalë nga spitali sot gjatë ditës.

“Fola me presidentin në mëngjes. Gjendja e tij është përmirësuar gjatë natës dhe ai është gati të kthehet në rutinën norale të punës”, i tha zoti Meadows televizionit Fox News. “Ne vazhdojmë të jemi optimistë se ai do të jetë në gjendje të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më vonë gjatë ditës së sotme”.

Pasi postoi në Twitter një video mbrëmjen e së dielës ku thoshte se po “merrte raporte të shkëlqyera” nga mjekët, Presidenti Trump premtoi një befasi të vogël për mbështetësit e tij jashtë spitalit ku po trajtohej për COVID-19.

Ai pastaj u largua përkohësisht nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed brenda një automobili të blinduar i shoqëruar nga agjentë të Shërbimit Sekret, për të përshëndetur mbështetësit që kishin ardhur jashtë spitalit dhe që brohorisnin me flamuj në duar.

“Presidenti Trump bëri një udhëtim të shkurtër me autokolonë, që u vendos në minutën e fundit, për të përshëndetur përkrahësit e tij jashtë dhe tani është kthyer në Suitën Presidenciale brenda spitalit Walter Reed,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere në një deklaratë.

Një mjek në siptalin Walter Reed e quajti veprimin të papërgjegjshëm.

Dr. James Phillips, i cili është gjithashtu shef i mjekësisë së fatkeqësive natyrore në Universitetin George Washington, shkroi në Twitter se automjeti special ku ndodhej presidenti është i izoluar ndaj një sulmi kimik.

“Rreziku i transmetimit të COVID19 brenda tij është aq i lartë sa i tejkalon procedurave mjekësore. Papërgjegjshmëria e treguar është befasuese. Mendimet e mia janë me Shërbimin Sekret që ishte i detyruar ta shoqëronte,” shkruan Dr. Phillips, duke iu referuar shoferit dhe një agjenti shoqërues në sediljen e përparme, të cilët dukej se mbanin maska, mburoja fytyre dhe kostum për t’u mbrojtur nga infektimi.

Mjekët që po kurojnë Presidentin Trump thanë se i kishin dhënë atij oksigjen plotësues dy herë, të enjten dhe të premten, në betejën me sëmundjen.

Megjithatë mjeku kryesor i presidentit Trump, Dr. Sean P. Conley u tha gazetarëve në Qendrën Mjekësore Kombëtare të Ushtrisë, Walter Reed, ku është duke u trajtuar Presidenti Trump se “Fakti është se Presidenti po përparon vërtet mirë”.

Ekipi i drejtuar nga Dr. Conley ishte më transparent të dielën se sa një ditë më herët, kur konferenca e tyre e shtypit u duk se ngriti pikëpyetje.

Dr. Conley, i pyetur se pse kishte qenë evaziv lidhur me pyetjet nëse Presidenti kishte pasur nevojë për oksigjen shtesë në Shtëpinë e Bardhë të premten, u përgjigj se ishte përpjekur “të pasqyronte qëndrimin optimist të ekipit. Në fakt Presidenti kishte marrë oksigjen shtesë të premten.

“Nuk kam dashur të jap ndonjë informacion që mund t’i jepte kronologjisë së sëmundjes një drejtim tjetër dhe, duke vepruar kështu, u duke sikur ne po përpiqeshim të fshihnim diçka, gjë që jo domosdo është e vërtetë”, tha ai.

Mjekët thanë se Presidenti Trump nuk ka patur ethe që nga e premtja dhe se funksionet e mëlçisë dhe veshkave janë normale, pas dozës së dytë të Remdesivirit, një ilaç antiviral i nxjerrë në treg nga Gilead Science Inc, që është provuar se e shkurton qëndrimin në spital për pacientët me COVID-19.

Dr Brian Garibaldi tha se Presidentit Trump iu dha deksametason në përgjigje të “niveleve të ulëta të oksigjenit”. “Ai e mori dozën e parë dje dhe plani ynë është që t’ia vazhdojmë,” tha Dr. Garibaldi.

Presidentit Trump po i bëhet gjithashtu një trajtim eksperimental me REGN-COV2 të firmës Regeneron, si dhe po i jepet zink, Vitaminë D, famotidinë, melatoninë dhe aspirinë, thanë mjekët.

Ata thanë se i kishin dhënë gjithashtu Presidentit Trump deksametazon. Ky ilaç rezulton nga studimet se përmirëson gjendjen e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19, të cilët kanë nevojë për oksigjen shtesë.

Presidenti postoi të shtunën mbrëma një video nga spitali, ku thoshte se kishte filluar të ndihej më mirë dhe se shpresonte të “kthehej së shpejti”.

Dr. James Phillips, i cili është gjithashtu shef i mjekësisë së fatkeqësive natyrore në Universitetin George Washington, shkroi në Twitter se automjeti special ku ndodhej presidenti kur doli të dielën jashtë spitalit, është i izoluar ndaj një sulmi kimik.

“Rreziku i transmetimit të COVID-19 brenda tij është aq i lartë sa i tejkalon procedurave mjekësore. Papërgjegjshmëria e treguar është befasuese. Mendimet e mia janë me Shërbimin Sekret që ishte i detyruar ta shoqëronte”, shkruan Dr. Phillips, duke iu referuar shoferit dhe një agjenti shoqërues në sediljen e përparme, të cilët dukej se mbanin maska, mburoja fytyre dhe kostum për t’u mbrojtur nga infektimi.

“Ishin marrë masat e duhura paraprake për ekzekutimin e kësaj lëvizjeje për të mbrojtur presidentin dhe të gjithë ata që e mbështesin, përfshirë mjete mbrojtëse personale”, tha zoti Deere, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. “Lëvizja u realizua me lejen e ekipit mjekësor si diçka e sigurt, që mund të bëhej”.