Denoncimi tek Berisha: Universiteti i Tiranës rehabiliton të korruptuarit e shkarkuar nga Vettingu

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, Universiteti i Tiranës rehabiliton të korruptuarit e shkarkuar nga Vettingu. Qytetari shkruan se, Rektori i komanduar, hetuesi i ish-partisë së punës, në Universitetin e Tiranës, Artan Hoxha i ka besuar drejtimin e Sektorit Juridik zonjës Ana Golloshi, e përjashtuar për pasurinë marramendëse të pajustifikuar, nga sistemi i drejtësisë nëpërmjet Vettingut.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ngrihet ne detyre pas perjashtimit nga vetingu!

Perjashtohet me veting per pasuri marramendese te pajustifikuar por per keto “merita” emerohet ne krye te sektorit juridik te Universitetit.

Narkoshteti nuk pyet per shtetin ligjor, ai ndjek ligjet e mafies.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor përshëndetje!

Universiteti i Tiranës rehabiliton të korruptuarit e shkarkuar nga Vettingu.

Rektori i komanduar, hetuesi i ish partisë së punës, në Universitetin e Tiranës Artan Hoxha i ka besuar drejtimin e Sektorit Juridik zonjës Ana Golloshi, e përjashtuar për pasurinë marramendëse të pajustifikuar, nga sistemi i drejtësisë nëpërmjet Vettingut.

Vetëm para pak ditësh Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi (pra të mërkurën e kaluar) lënien në fuqi të vendimit të KPK për shkarkimin nga detyra të këshilltares ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Ana Golloshi.

KPA kishte vendosur më 13 shkurt 2019 të shkarkojë nga detyra këshilltaren ligjore Ana Golloshi, për probleme me pasurinë, pasi rezultoi se Golloshi dispononte 2.3 herë më shumë pasuri nga sa mund të dokumentohej.

Nuk vonoi të kuptohej se përse i duhej me aq ngut qeverisë Universiteti i Tiranës, me zgjedhjet pa studentë.

Ky është treguesi më i shëmtuar i kapjes së universiteteve publike nga krimi dhe nga ish të dëbuarit e korruptuar nga drejtësia, të cilin do vuajmë pasojat të gjithë si shoqëri.

Emërimi zyrtar do të bëhet nesër në datë 1 tetor, ndërkohë që de facto ka filluar ditë më parë.

Ju lutem publikojeni pasi ky emërim bien ndesh me ligjin per Arsimin e Lartë dhe me Statun e UT-se.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë