Drejtori i fushatës së PD publikon videon: Në vend që t’i ulte taksat, i rriti çdo vit. Të paktën këtë herë të kopjojë shpjet dhe siç duhet

“Keqqeverisja e Edi Ramës çon në vuajtje 100 mijë familje”

Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj publikoi një video të kryeministrit Edi Rama, ku krahasohen komentet e tij në lidhje me çështjen e taksave. Rushaj shkruan në reagimin e tij se, Rama në vend që të ulte taksat, i ka rritur çdo vit.

Reagimi i plotë

Ky që shfaqet në video është një politikan pa ide, pa plan dhe pa vullnet për të ndihmuar realisht biznesin e vogël. Çdo ditë e (keq)qeverisjes së tij është një ditë vuajtje për mbi 100 mijë familje që mbahen me dyqanet e vogla dhe tregtinë.

Deri dje tallej me programin e PD për lehtësimin e biznesit të vogël nga taksat dhe taksidarët. Në vend që t’i ulte taksat, i rriti çdo vit. Të paktën këtë herë të kopjojë shpjet dhe siç duhet.