Çfarë ndodh kur infektohen punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë?

Nga Bardh SPAHIA

Disa punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19. Nuk është anormale që të prekesh nga ky virus, por në kushtet e heshtjes, taktikës së preferuar të kësaj qeveria, pikëpyetjet mbeten:

A po bëhet hetimi epidemiologjik i rasteve?

A po kryhet gjurmimi i kontakteve të punonjësve që kanë rezultuar pozitivë, si kolegë e familjarë të tyre?

A po testohet gjithë stafi i ministrisë së shëndetësisë, apo mjafton vetëm kabineti i ministres?

A do kryhet dezinfektimi urgjent i ministrisë së Shëndetësisë?

Janë norma bazike protokollare, të miratuara nga kjo ministri, por që ende nuk po aplikohen në ministrinë e shëndetësisë!

Shërim sa më të shpejtë për të gjithë punonjësit e infektuar dhe një apel për kolegët e tyre: kërkoni zbatimin rigoroz të cdo protokolli! Ministria e ka për detyrë të zbatojë rregullat që vetë ka miratuar e kërkon nga të tjerët!