Spaho: Kur bëhet fjalë për të rritur fitimet e oligarkëve Rama është gati të shkelë jo vetëm Kushtetutën, por edhe…

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho i është kundërpërgjigjur “argumenteve” ekonomike të Kryeministrit për vlerat e mëdha të dhjetë oligarkëve dhe përfitimet në miliona euro që Shqipëria paska pasur këto vitet e fundit prej taksave që u merren atyre”.

Reagimi plotë i Spahos

Ky arsyetim nuk vlen per te genjyer as femijet e shkolles fillore. Ne se ti i jep oligarkeve 3 miliarde euro ose 300 milione euro per cdo oligark, per te ndertuar rruge me 20 milione euro nje kilometer, ata do paguajne taksa te cilat i zbresin ne koston e ndertimit, por do fitojne te pakten disa here me shume per shkak te cmimit te rruges 20 milione euro per nje km.

Shqiptaret marrin disa here me pak kilometra rruge te cilat kthehen ne fitime per oligarket dhe rryshfet per skoten qeveritare. Kjo vlen edhe per koncensionet e shendetesise dhe fushave te tjera.
Me tej vjen pjesa ku oligarket i ndajne fitimet per llogarine personale bankare. Ketu fitimet vijne e shtohen edhe me shume dhe Edi Rama nuk tregon qe taksen e dividentit e uli nga 15% ne 6% per oligarket. Madje per te qene darovites me parate e qytetareve, i lejoi ata te paguajne me 6% dividentin e viteve te shkuara e te papaguar nga oligarket.
Ky veprim eshte ne kundershtim me Kushtetuten e cila e ndalon parlamentin te nxjerre ligje fiskale me efekte prapavepruese. Po ku pyet Rama per Kushtetute? Kur behet fjale per te rritur fitimet e oligarkeve eshte gati te shkele jo vetem Kushtetuten por edhe Shqiperine dhe qytetaret e saj. Ta rrezojme ne 25 Prill!👎
Rama i përgjigjet PD-së për oligarkët: 100 më të pasurit kanë paguar më shumë taksa se gjatë qeverisjes suaj
Rama i përgjigjet PD-së për oligarkët: 100 më të pasurit kanë paguar më shumë taksa se gjatë qeverisjes suaj