Si i degjeneron përpara publikut Edi Rama ministrat e tij

Nga Namir LAPARDHAJA

Berati nuk e meriton Blendi Klosin!

Është për të ardhur keq se si i degjeneron përpara publikut Edi Rama ministrat e tij, duke i nxjerr si leshko.

Blendi Klosit i duhet të këpusë mufka në televizor për të justifikuar të pajustifikueshmen. Është vetëm një deklaratë që e zbeh dhe e shndërron në qesharak ministrin e Turizmit.

Qytetarët e Beratit nuk e meritojnë të përfaqësohen nga figura të tilla që janë të gatshëm të sakrifikojnë personalitetin vetëm për të qenë në rregull me urdhresat e Shefit. Janë me dhjetra bare dhe restorante në qytet (për të mos folur për të gjithë vendin) që rrezikojnë të penalizohen nga marrëzi të tilla, të thëna kuturu dhe pa asnjë të vërtetë brenda.

Këto qëndrime e mjaft idiotllëqe të tjera që këpusin ministrat dhe përfaqësuesit e kësaj qeverie, janë shenjë që Rama po përgatit një cirk kllounësh, të cilët ndonjë ditë do të këmbëngulin që mëngjesi mund të na vijë edhe në mbrëmje. Këtë do ta thonë me seriozitet. Madje, do ta shoqërojnë edhe me gjeste që shprehin absoluten.