Basha i përgjigjet Ramës: Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh

Lideri i opozitës, Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit reagoi ndaj planit me pesë pika të opozitës për daljen nga kriza e pamdemisë.

Basha shkruan në një postim në Twitter se, pas çdo reagimi të tillë, Rama fsheh vjedhjet e qeverisë.

Reagimi i kryetarit Basha

Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë.

1