Biznesmenët-Bashës: Gjendja është e vështirë, njerëzit nuk kanë mundësi të blejnë, nuk kemi marrë asnjë ndihmë nga shteti

Gjatë takimit në Duurës, bizmenët i deklaruan Bashës se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti në këtë situatë të rëndë të pandemisë.

Basha: Është pronari edhe ju. Si e keni pas situatën këto muaj?

Qytetari: Në fakt nuk është se ka qenë mirë edhe situata, normalisht gjendja sa ka rënë, do s’do…

Basha: Dy javët e fundit më thanë disa nga bizneset e Durrësit, situata është edhe më keq, është e vërtetë edhe këtu? Ju shisni duhan, vetëm duhan. Po me rrogën, ketë njëjtën rrogë që ke patur apo ta kanë shkurtuar.

Qytetari: Të njëtën rrogë, thjeshtë shefi i ka paguar vetë nuk ëshë se ka marrë ndonjë ndihmë nga shteti.

Basha: E ka paguar nga xhepi domethënë?

Qytetari: Po.

Basha: Si e ka emrin pronari?

Qytetari: Argys …

Basha: Argysi s’është këtu apo jo?

Qytetari: Jo, për momenti jo.

Basha: Po pronarët e biznesit si ky që është biznes i vogël besoj ne i kemi propozuar 1 mijë euro çek për gjashtë muaj e ardhshëm që ato shpenzime që i nxjerrin sot nga xhepi për të paguar ty apo për të paguar taksat shteti, t’ju gjendet pranë në kohë të vështira, me siguri e ka dëgjuar ai propozimin tim këtë javë e kemi shpalosur kundër pandemisë por po ta them edhe ty sepse nga kjo përfiton edhe ti. Të uroj shëndet edhe të gjithë të mirat.

Qytetari: Faleminderit.

Basha: Sa vite e keni këtë farmaci?

Qytetari: 5 vite.

Basha: Është e juaja apo jeni punësuar?

Qytetari: Jo është e jona, me qira.

Basha: Si po ecën?

Qytetari: Gjendja aktualisht nuk është aq e mirë, për shkakë të pandemisë. Njerëzit janë të ezauruar, nuk është se kanë mundësi të blejnë, të paguajnë. Recetat shkojnë disi, jo të gjithë i përballojnë. Listat nëqoftëse ekzistojnë nëpër supermarket ekzistojnë dhe në farmaci. Kështuqë do duhet një paketë e re fiskale ose diçka tjetër që duhet parë.

Basha: Çfarë ndihme keni marrë gjatë 6 mujorit të parë të pandemisë?

Qyretari: Ça ndihme?!

Basha: Asgjë! Dhe këtu ka filluar me lista?

Qytetari: Me lista po po.

Basha: Sa kohë ka me lista?

Qytetari: Po gjate gjithë kohës ka pas po pjesa e pandemis i ka shtuar akoma më shumë.

Basha: Pra pandemia i ka nxjerr në pahë….

Qytetarja: Po. Po.

Basha: Nuk është se është diçka e re.

Qytetarja: Vazhdon. Vazhdon.

Basha: Ne kemi propozuar 1000 mijë euro për çdo biznes të vogel për 6 muajt e ardhshëm. Një çek 1000 euro. Nuk është mrekulli, nuk është se zgjidh gjë, por të paktën t’ju vijë në ndihmë për të paguar disa detyrime minimale.

Qytetarja: Do ishte gjë e mirë, sepse stoku po rritet, skadenca rritet dhe kjo nuk është se po rimbursohet. Nuk kemi ndonjë rimbursim, por shpresojmë. Pse jo!

Basha: Ju shisni edhe paketën e ilaçeve për trajtimin e pacientëve me COVID apo jo, antibiotikët e këto?

Qytetarja: Patjetër!

Basha: Antibiotokët këto…

Qytetarja: Po po, antibiotikët pa dyshim.

Basha: Po këto janë të parimbursueshme?

Qytetarja: Jo jo nuk rimbursohen.

Basha: Domethënë dikush që sëmuret me COVID dhe trajtohet ambulator në shtëpi vjen i ble, por nuk i rimbursohet asgjë?!

Qytetarja: Patjetër, i ble kesh, kesh.

Basha: Sa shkon mesatarisht për një të sëmurë kostoja?

Qytetarja: Shkon gatii… shifra është e lartë, është e lartë në varësi të gjendjes aktuale që mund të jetë sepse..

Basha: Shkon 500-600 mijë lekë? Apo dhe më shumë?

Qytetarja: Shkon shkon. Ato që janë trajtime që marin në shtëpi shkon edhe më shumë. Patjetër shkon goxha shtrenjt.

Basha: Edhe për këta kemi propozuar që kush është i sëmurë dhe trajtohet në shtëpi për COVID t’i rimbursohen 100% medikamentet, i gjithë trajtimi.

Farmacistia: Do të ishte mirë. Do ishte mirë dhe marshi i fitimit për farmacistin të jetë i caktuar sepse japim profesionin tonë për konsulta dhe duhet të merrte parasysh marshi.

Basha: Lekët nuk po shkojnë aty ku duhet se duhet të vijnë tek ju duhet të vijnë te individi te njeriu. Qeveria ka marrë një vendim dhe ka heq 1.8 million dollar që ishin për ndihmë për bujqësinë për kanalizime për ujitje ja ka dhënë prap inceneratorëve. Se inceneratorët na janë bërë si fantazma që përpijnë lekët e buxhetit të shtetit, pra lekët janë, por po shkojnë në drejtim të gabuar prandaj edhe propozimi ynë ky është ndërsa qëllimi i këtyre takimeve që zhvilloj është që të tregoj si është realiteti pa zbukurime pa e nxirë. Kështu siç është.

Qytetari: Unë që jam qytatrë unë s’merrem me politikë kamë punuar 30 vjet thashë, e kam ndier veten të rëndësishëm kur ka patur punë ama edhe kështu të vish të rrish!