Farmacistja-Bashës: Gjatë pandemisë listat e marrjes së ilaçeve janë shtuar akoma më shumë! Çeku 1 mijë euro është gjë e mirë…

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimit me biznesmenë në Durrës hyri në një farmaci, ku farmacistja i tregoi se e kishte marrë me qira lolkalin dhe punonte aty prej pesë vjetësh. Farmacistja theksoi se, sa i vlefshëm do të ishte propozimi i Partisë Demokratike për të ndihmuar këtë periudhë biznesin e vogël me 1000 euro, sepse stoku po rritej, skadenca po rritej ndërkohë që për ta nuk kishte asnjë lloj ndihme, asnjë rimbursim nga shteti.

“Gjendja aktualisht nuk është dhe aq e mirë, tha farmacistja. Për shkak të pandemisë, njerëzit janë ezauruar, nuk është se kanë mundësi të blejnë, të paguajnë. Recetat shkojnë disi, dhe jo të gjithë iI përballojnë. Listat, në qoftë se ekzistojnë nëpër supermarkete, ekzistojnë edhe nëpër farmaci. Kështu që duhet një paketë e re fiskale ose diçka tjetër që duhet parë…”

Basha: Çfarë ndihme keni marrë gjashtë 6-mujorit të parë të pandemisë?

Farmacistja: (ngre duart me habi): Çfarë ndihme?!

Basha: Asgjë! Dhe këtu ka filluar me lista.

Farmacistja: Gjatë gjithë kohës ka pasur lista, po gjatë pandemisë janë shtuar akoma më shumë. Vazhdon.

Basha: Ne kemi propozuar një çek 1000 euro për çdo biznes të vogël gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Nuk është mrekulli, nuk zgjidh të gjitha problemet, por të paktën t’ju vijë në ndihmë për të paguar disa detyrime minimale.

Farmacistja: Do të ishte gjë e mirë, sepse stoku po rritet, skadenca po rritet, nuk është se po rimburset. Por shpresojmë, pse jo?!

Basha ka hyrë në disa dyqane sot në qytetin e Durrësit, për të diskutuar me biznesmenët e vegjël se si është gjendja e tyre pas krizës së shkaktuar nga pandemia dhe shpjeguar planin e përgatitur nga PD, për mbështetjen ekonomike në gjashtë muajt e ardhshëm, që synon dhënien e një ndihme financiare për ta dhe tpër ata që humbën punën.

“Dy javët e fundit më thonë se situata në bizneset e Durrësit është edhe më keq, i tha Basha, punonjëses. E vërtetë?! Edhe këtu?! Ju shisni duhan… Po me rrogën, a keni të njëjtën rrogë apo e kanë shkurtuar?”

“Për pronarët e biznesit, si ky që është biznes i vogël, ne kemi propozuar 1 mijë euro çek për gjashtë muajt e ardhshëm, që ato shpenzime që i nxjerrin sot nga xhepi për të paguar ty apo për të paguar taksat, shteti t’ju gjendet pranë. Me siguri e ka dëgjuar pronari propozimin tim, se e kemi shpalosur këtë javë, por pot a them edhe ty, sepse prej tij përfiton edhe ti”, tha Basha.

#LIVE – Takim me biznesin e vogël në Durrës për të shpjeguar planin e rimëkëmbjes nga pandemia

#LIVE – Takim me biznesin e vogël në Durrës për të shpjeguar planin e rimëkëmbjes nga pandemia

Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 1. Oktober 2020