Zjarri del jashtë kontrollit në Gjirokastër, humb jetën 65-vjeçari

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit në Gjirokastër ku si pasojë një 65-vjeçar ka humbur jetën nga asfiksia pasi po pastronte barishtet e baçes së tij në fshatin Cërril.

Fatkeqësisht zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe i moshuari i identifikuar si Hajri Hasimi ka ndërruar jetë.

Prej disa ditësh, zona të ndryshme të vendit po përballen me zjarre të fuqishme që favorizohen edhe nga era. Situata më alarmante ishte ditën e djeshme në Rrogozhinë ku zjarri po përparonte drejt banesave, pasi kishte djegur hektarë me ullishte.

Flakët e ndihmuara edhe nga era ishin shumë pranë dhe rrezikonin djegjen e varrezave të fshatit. Terreni ishte shumë i vështirë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa temperaturat e larta dhe vetë banorët ndikojnë tek vatrat e zjarrit.