Zhupa: Veliaj dhe përfaqësuesit e Bashkisë mirë që nuk shkojnë t’i takojnë qytetarët, po të paktën t’i dëgjojnë kur i takojmë ne

“Pse nuk i dëgjoni njerëzit kur flasin?”, Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa i përgjigjet bashkisë: Veliaj dhe përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë mirë që nuk shkojnë t’i takojnë qytetarët, po të paktën t’i dëgjojnë kur i takojmë ne

Bashkia Tiranë kthen një përgjigje boshe, duke u diktuar qartë që nuk i degjojnë shqetësimet e banorëve por i kanë gati përgjigjet. Bukurie Balla nuk mohoi asnjë moment që ka marr bonus, atë bonus që nuk e lejon të marri asnjë shtëpi me qera sepse të gjithë kerkojnë paradhënie për qiranë. Bukurie Balla është vetëm me bashkëshortin e sëmure, pa mundësi të tjera ekonomike, edhe ndihmohej nga fqinjët për ushqimet e ditës.

Zonja Bukurie duhej ndihmuar te sistemohej në një banesë sociale, shteti duhet t`i kishte dhënë të pakten një herë gjate karantinës një pako ushqimore, por në vend të këtyre i tregojnë një bonus që e meriton nga paratë e taksapaguesve pasi ju shkaterrua shtëpia nga termeti.

Gati pergjigjet copy-paste, me qëllim që të kapin bllof Bukurien, po s`ju vjen turp se e vërteta e saj zuri bllof gjithë propagandën disa mujore të Bashkisë Tiranë, me ndihmat imagjinare, me kujdesin e munguar për gjyshërit e vetmuar dhe paaftesinë për të dëgjuar hallet edhe problemet e qytetarëve.