Zhupa i përgjigjet bashkisë: Mendon vetëm për makiazh, shtëpia e qytetarit nuk ndërtohet me një faturë poste!

Rasti i Nikë Prendit në Kombinat, Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa i përgjigjet bashkisë: Mendon vetëm për makiazh, shtëpia e qytetarit nuk ndërtohet me një faturë poste!

Bashkia Tiranë që kujdeset vetëm për makiazhin e saj as e ka idenë e halleve të qytetarëve të prekur nga tërmeti. Edhe sot pas denoncimit konkret të problemit të qytetarit Nik Prendi u mjaftua me një faturë poste. Nik Prendi se mohoi kurrë që ka marr atë ndihmë, por ajo shumë nuk mjafton as për ilaçet e dy të moshuarve.

Nik Prendi thotë ka shkuar 50 herë dhe askush nuk i thotë çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij. Kjo mënyrë e dale boje e të bërit propagande me hallet e qytetarëve është që në zanafillë e demontuar përballë halleve konkrete të banorëve, banesat e te cilëve janë të dëmtuara nga tërmeti.

Partia Demokratike është e vendosur të denoncojë çdo rast abuzimi me projektin e dështuar të rindërtimit, i cili ka në themel të tij abuzimet me fondet dhe taksat e shqiptarëve. Te pangopur me vjedhje dhe nga fatkeqësia, kryekllouni dhe vartësi i tij në bashki nuk bindin dot askënd, madje as oborrin e tyre, se po ndihmojnë qytetarët.

2 10

3 8

4 6