“Zhduku mos të të shoh më”/ Rama flak Lleshajn! Si nisi përplasja mes tyre për një…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ose siç njihet ndryshe, Llesh kimiku, ka pranuar vetë se nuk do të jetë më Ministër i Brandshëm. Gjatë një vizite që zhvilloi në Vlorë ai deklaroi pas pyetjeve nga gazetrët për mundësin e largimit të tij se, ‘Kjo është krejt e sigurt që nuk do të jem më në këtë post.Të gjithë e dimë që nuk jemi të përjetshëm në një pozicion pune”.

Përplasjet mes Ramës dhe Lleshajt kanë nisur në mujain shkurt të këtij viti kur kryeministri e shkarkoi Lleshajn nga kryetar tё Kёshillit Drejtues të Autoritetit Civil. Siç duket Lleshaj nuk e ka pritur mirë largimin nga ky psot prej nga merrte të ardhura të majme, dhe i është kundërvënë Ramës.

Aq e tensionuar ka qënë situata mes tyre, sa në një nga mbledhjet e qeverisë në atë kohë ka pasur një debat të ashpër midis tyre, ku tensioni ka arritur deri aty sa në duf e sipër, kryeministri e ka përzënë nga mbledhja e qeverië ministrin e Brendshëm duke e “përcjellë” me hakërrimet “zhduku mos të të shoh më”.

Më poshtë shkrimi i botuiuar nga RD më 3 mars 2020

“Zhduku mos të të shoh më”/ Përplasje e ashpër, Rama largon “gjeneral” Lleshajn nga posti i rëndësishëm

Me anё tё njё vendimi tё posaçёm tё botuar nё Fletoren Zyrtare, qeveria ka emёruar kryetar tё Kёshillit Drejtues Dritan Gjonbalajn, post të cilin deri më sot e kishte ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ndёrsa si anёtar ka emёruar Elira Kokonёn, Arta Gurabardhi. Evis Mamaj dhe Artan Shkrelin.

Në një kohë kur Ministri i Brendshëm duhet të ishte në krye të aksionit për zbatimin e masave ndaj parandalimit të përhapjes së koronavirusit, duket se Sandër Lleshaj është mbyllur në karantinë tashmë prej muajsh, duke lënë në terren vetëm punonjës policie, pa “gjeneral”.

Por siç është përfolur në media, heshtja e Lleshajt, në këtë peridhë ku duhet të ishte protagonist, lidhet me një përplasje mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Siç mësohet nga mediat gjatë mbledhjes së qeverisë dy javë më parë ka pasur një debat të ashpër midis tyre, ku tensioni ka arritur deri aty sa në duf e sipër, kryeministri e ka përzënë nga mbledhja e qeverië ministrin e brendshëm duke e “përcjellë” me hakërrimet “zhduku mos të të shoh më”.

“VENDIMNr.221, datë 12.3.2020PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLITDREJTUES TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVILNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.10 233, datë11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit tëInfrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i MinistraveVENDOSI:1. Emërimin në detyrë të kryetarit dhe anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit tëAviacionit Civil, si më poshtë vijon:- Z. Dritan Gjonbalaj, kryetar;- Znj. Elira Kokona, anëtar;- Znj. Arta Gurabardhi, anëtar;- Znj. Evis Mamaj, anëtar;- Z. Artan Shkreli, anëtar.2. Vendimi nr.752, datë 13.12.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e kryetarit dhe tëanëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil”, shfuqizohet.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTËR Edi Rama”, thuhet në vendim.

lleshaj compressor e1549454582146

Lleshaj protesta

lleshi