Zbulohet dokumenti që urdhëron drejtorët e shkollave të mos paguajnë orët shtesë për mësuesit

Nga Luan BAÇI
Ky urdher absurd, u eshte derguar drejtorive te shkollave nga specialistja e ZVAP FIER, natyrisht e urdheruar nga eproret e saj rilindas.
Pavaresisht udhezuesit, per vitin e ri shkollor, qe nuk bene dallime, mes lendeve te ndryshme, urdheri u kerkon Drejtoreve te shkollave te mos paguajne oret suplementare, mesueseve qe japin lendet me zgjedhje. Ne Gjimnaze ky problem eshte me i mprehte, pasi ketu, jane gjysma e lendeve me zgjedhje. Ne klasat 10-11 dhe ne klasen e 12.
Duke pare lendet qe perfshihen te keto ore, muzike, vizatim, edukim fizike ne 9 vjeçare.
Ne Gjimnaz module dhe projekte dhe ne klasen e 12, kimi , biologji, fizike, histori etj, i bie qe asnje mesues te mos paguhet me ore suplementare.
Sipas ketij email-i shumica e mesuesve te Gjimnazeve edhe pse realizojne dyfishin e oreve te mesimit, nuk duhet tu paguhen oret suplementare, pasi shumica e mesueseve japin edhe lende berthame edhe lende me zgjedhje.
Kjo eshte manovra e radhes e drejtuesve te rilindjes, per ti vjedhur mesuesit, pasi nuk u mjafton, qe ne 7 vite nuk u rriti asnje lek pagen. Ne 7 vite nuk u dha pagen e 13 qe e merrnin ne qeverine e PD. Ne 7 vite po i mbajne ne friken e largimit nga puna, per motive politike dhe banale.
Urdheri eshte kundershtuar nga drejtuesit e shkollave dhe tani duke qene se ndihen te mbrojtur nga kthimi i socialisteve te vjeter “trima” dhe te “ndershem” ne krye te PS ne Fier, kane reaguar duke u thene qe nuk e zbatojne kete urdher, por e kerkuan edhe ndihmen tone, pasi akoma “trimat” e “ndershem” ne krye te PS nuk e kane marre situaten ne dore.
Gjithesesi pritet nje “lufte” e ashper per kalimin e pushtetit nga Rilindja te PS dhe kjo lufte si fillim po perqendrohet te Drejtorite kryesore.
120452805