Zbulohen detaje të reja, krimi në Durrës ndodhi në lokalin e vëllait të Vangjush Dakos

Kryetari bashkise se Durresit, Vangjush Dako dhe Drejtori i zyres se komunikimit ne Kryeministri, Endri Fuga, duke hyre ne nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nMayor of Durres Vangjush Dako and Director of communications in the Prime Minister's office, Endri Fuga, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në mbrëmje në qytetin e Durrësit, ku janë plagosur dy persona.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lokalin e vëllait të Vangjush Dakos.

Nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur kanë mbetur të plagosur shtetasit Armando Baboci 39 vjeç, dhe Erald Gjini 19 vjeç, babë dhe bir, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani nuk ka motive mbi ngjarjen.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.