Vrasja në Tiranë, viktima ishte me urdhër mbrojtje, policia ishte…

Jetmira Hasani u qëlluar me dy plumba pushke nga kunati i saj Agron Tanushi, mbrëmjen djeshme në Bathore. Në banesë, policia ka sekuestruar edhe armën e përdorur nga autori, i cili vijon të jetë në kërkim nga uniformat blu.

Mësohet se gjatë ditës së djeshme viktima ka bërë gati orendit dhe plaçkat për të lënë banesën.

Para se të ndodhte ngjarja, në banesë sipas banorëve ka qenë policia, disa minuta më pas ka ndodhur vrasja.

Ndërkohë një banor tha se, autori është larguar i qetë në mes të lagjes pa armë në dorë.

Burime bëjnë me dije se autori dhe viktima kishin pasur debate të vazhdueshme prej disa ditësh, ndërsa më herët kishin bërë kallëzim në polici ndaj njëri-tjetrit. Të dy ata kanë qenë të pajisur me urdhër mbrojtje, por vazhdonin të jetonin në të njëjtën banesë.

Konfliket mes tyre dyshohet se kishin nisur për arsye pronësie, pasi viktima prej katër vitesh ishte divorcuar nga vëllai i autorit, emigrant në Greqi dhe ende vazhdonte të jetonte në banesën e tyre.