Vokshi: Urrejtja e Ramës për gratë aq e madhe, sa…

Lidhur me vizitën e fundit të kryeministrit Rama në Gjermani, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se ai u refuzua nga Merkel dhe kështu i ra fasada propagandës së tij.

Sipas Vokshit, Rama është refuzuar edhe nga CDU/ CSU ku qëllimi kryesor ishte lobimi për konferencën e parë ndërqeveritare.

Në një intervistë për Oranews, Vokshi ka theksuar se për fat të keq Shqipëria sot është në udhëkryq.

Vokshi: Lajmi që u publikua nga DW qysh në mëngjes tregoi se propagandës së Ramës i ka rënë fasada. Për fat të keq Shqipëria sot është në udhëkryq. Shkaktari për këtë është Rama, i cili u refuzua që të takohej nga Merkeli. Pavarësisht kësaj mediat afër tij e nxorrën se do të kishte një takim e Merkel. Po ashtu, Rama është refuzuar edhe nga CDU/ CSU ku qëllimi kryesor ishte lobimi për konferencën e parë ndërqeveritare.

Për Vokshin, reforma zgjedhore konsensuale është kusht themelor për procesin e integrimit, ndërsa Rama në panik është duke gjetur çdo lloj mekanizmi për të bllokuar këtë proces.

Vokshi: Reforma zgjedhore duhet të përfshijë gjithë spektrin politik në mënyrë konsensuale. Marrëveshja e 5 qershorit u shkel një javë më vonë pas miratimit nga njeriu më i pabesë në Shqipëri, Edi Rama. Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit, duke kërkuar që të respektohet kjo marrëveshje, pa ndryshime të njëanshme. Prandaj ne kemi kërkuar ndërhyrjen e OSBE-ODHIR, gjë që refuzohet nga Rama, edhe kur vetë është kreu i këtij institucioni. Reforma zgjedhore konsensuale është kusht themelor për procesin e integrimit. Rama në panik është duke gjetur cdo lloj mekanizmi për të bllokuar këtë proces. I gjithë propozimi i PS-së rrotullohet te heqja e koalicioneve.

Vokshi theksoi se amendamentet e fundin në ligjin anti-shpifja janë anti-kushtetuese dhe se Rama po mundohet që të kapë ose gjobisë medien përmes AMA-s.

Vokshi: Amendamentet e fundin në ligjin anti-shpifja janë anti-kushtetuese dhe shkelin nenet e deklaratës për të drejtat e njeriu. Ky ligj me anë të 2 agjencive të kontrolluara nga Rama, me në krye dy persona, ku njeri ka qenë krahu i djathtë i Ramës dhe kontrolli i Bordit të AMA-s, që do të kontrollojnë dhe do të gjobisin e shantazhojnë si gjykatë politike kundrejt gazetarëve guximtarë. Të gjithë e kanë kundërshtuar këtë nismë të Ramës për t’u mbyllur gojën medieve në mënyrë anti-kushtetuese.

Vokshi shtoi se Rama kaq urrejtje aq të madhe për gratë, që shkarkoi një grua ditën e parë të dikasterit që ajo drejton.

Vokshi: Se sa Rama e ka prioritet arsimimin e fëmijëve, tregohen nga fakti që shkarkoi në mënyrë të pabesë ish-ministrin Besa Shahini. Nuk mund të bëhet kjo në ditën e parë të shkollës. Aq e madhe duhet të jetë urrejtja e Ramës për gratë, që ta shkarkojë një grua në këtë mënyrë, ditën e parë të dikasterit që ajo drejton. Meqë ajo nuk i shërbente më planeve dhe propagandës së Ramës, atëherë ai e shkarkoi. Nuk kanë rëndësi emri i ministres, sepse ka vetëm një shkaktar të rrënimit të arsimit në vend, që është Edi Rama./ Oranews/