Vokshi: Çdo drejtues institucioni arsimor që fsheh rastet e Covid-19 duhet të jetë subjekt i Kodit Penal

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar ndaj drejtuesve të shkollave që fshehin rastet e Covid-19 në institucionet që ata drejtojnë duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e mësuesve, nxënësve dhe familjarëve të tyre.

Vokshi shkruan në reagimin e saj se, çdo drejtues institucioni arsimor që fsheh rastet e Covid-19 duhet të jetë subjekt i Kodit Penal.

Reagimi i plotë

Ditët e para të vitit të ri shkollor, janë denoncuar raste #drejtuesish të institucioneve arsimore, që me militantizëm ekstrem mundohen të #fshehin rastet e COVID19 në institucionet që ata drejtojnë duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e mësuesve, nxënësve dhe familjarëve të tyre.

Çdo drejtues institucioni arsimor që fsheh rastet e COVID19 duhet të jetë #subjekt i #Kodit #Penal, ndryshimet e fundit të të cilit #dënojnë përhapjen me dashje e COVID19 nga 2 deri në 5 vite. Dënimi është më rëndë deri në 8 vite kur përhapja me dashje e virusit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve.