Video/ Pas publikimit të pamjeve nga Berisha, policia pranon atentatin ndaj një familje

Policia ka reaguar për atentatin ndaj një makine në Lezhë pasi ish-Kryeministri Berisha publikoi pamjet duke thënë se, nuk i është ofruar asnjë ndihmë nga shteti.

 Atentati u bë ndaj shtetasit Besnik Xhelal Reci, i cili po udhëtonte me bahkëshorten dhe 2 djemtë e mitur dhe u përball me motocikletën që qëlloi drejt tyre.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

I bëjnë atentat! Akuzon narkopolicinë për indiferencë të plotë!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje dr. Kam një video të një atentati që më ka ndodhur me 15 gusht 2020, kam qenë me bashkëshorten dhe me dy fëmijët, më ka vazhduar për nga kryqëzimi i Shëngjinit e deri ne Bushat të Shkodres dhe kam kaluar tre postoblloqe pòlicie dhe s’kanë reaguar fare.

I kam me video dhe tu me shiku pòlicia dhe ka njoftu nusja ne tel, ka vazhdu ndjekja 20 minuta. Të lutem më ndihmo t’i publikoj. T’i kam çuar video dhe ne fejsbuk. Kjo është video e dytë shikoje C klasi gri dhe motorri pas dhe pòlici i qarkullimit qe kap gjoja radion.

Me kanë shiku pòlicët, ka marrë dhe nusja për 20 minuta komisariatin e Lezhës dhe njerëzit e mi në tel kanë njoftu komisariatin e Laçit po asnjë gjë veç kur kam ikë vetë në komisariatin e Shkodrës se deri në Bushat të Shkodrës me ka ndjekë motorri duke me gju.ajtur pastaj janë tërheqë dhe kanë kthyer átentatorët mbrapsht për Lezhë.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.08.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë dhe punohet për identifikimin dhe kapjen a autorëve, sepse më datë 15.08.2020, ora 19:30, në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një motorçikletë dhe skafanda në kokë, kanë qëlluar më armë zjarri pistoletë 3 herë, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB, me të cilin po lëvizte shtetasi Besnik Xhelal Reçi, i datëlindjes 31.08.1985, banues në Gjorme Kurbin, sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur. Në cilesinë e provës materiale u bllokua një gëzhojë me përmasa 9x19mm dhe një kapsollë detonatore e pa gropëzuar si dhe një fishek i pa gropëzuar. Nenet 76, 22, dhe 278 të K.Penal

Paraditen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi pamjet e atentantit dhe deklaroi se nuk kishte asnjë reagim nga policia.

I bejne atentat!Akuzon narkopolicine per indiference te plote!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e atentatit te qytetarit dixhital. sbPerdhendetje dr Kam nje vidio te nje atentati qe me ka ndodhur me 15 gusht 2021 kam qen me bashkshorten dhe me dy femit me ka vazhduar per nga kryqezimi shengjinit e deri ne bushat te shkodres dhe kam kaluar tre postoblloqe policie dhe skan raguar fare i kam me vidio dhe tu me shiku policia dhe ka njoftu nusja ne tel ka vzhdu njekja 20 minuta te lutem me ndimo ti publikoj ti kam cuar video dhe ne fejzbuk Kjo esht vidio dyt shikojet c klasi gri dhe motorri pas dhe polici qarkullimit qe kap gjoja radion me kan shiku policit ka marr dhe nusja per 20 minuta komisarjatin e lezhes dhe njerzit e mi ne tel kan njoftu komisarjatin e lacit po asnje gje vec kur kam hik vet ne komisarjatin e shkodres se der ne bushat te shkodres me ka ndjek motrri duke me gjuajtur pastaj jan terjek dhe kan kthy atentatort mbrapsh per lezh policia ka dhene vetem njoftimin e meposhtem.

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 12. September 2020