Veliaj presion familjes Prendi, Zhupa: Bashkia me metoda mafioze filmon qytetarin, zyrtari duhet të shkojë në ndjekje penale

Pas kameras së fshehtë të shpërndarë nga Bashkia Tiranë reagon Zëdhënësja e PD Ina Zhupa: “Bashkia e Tiranës shkeli ligjin, me metoda mafioze filmon qytetarin ne zyrat e shtetit, zyrtari duhet te shkoj ne ndjekje penale. Ne prisnim të shkonin edhe të ndihmonin familjen Prendi por në fakt i bën presion të bënte autokritikë dhe e poshtëruan!!!”

REAGIMI I PLOTË I ZËDHËNËSES SË PD, INA ZHUPA

Në asnjë vend të civilizuar dhe demokratik nuk përdoren zyrat e shtetit për të kërcenuar dhe shantazhuar qytetarët, madje duke i filmuar dhe duke i keqpërdorur. Këtë metodë tipike mafioze ja ofroi sot qytetarëve zyra e Bashkisë Tiranë që në mënyrë të kundraligjshme dhe flagrante merr në pyetje edhe filmon qytetarin në një zyrë shtetërore dhe ja servir atë medias për makiazhin e vet të përditshëm.

Si reminishencë e komunizmit, duke detyruar një fatkeq dhe të lënë pa asnjë ndihmë të gënjejë dhe të bëjë autokritike, ushtari i Erion Veliajt ka shkelur çdo të drejtë të qytetarit Nik Prendi.

Partia Demokratike e vizitoi familjen e Prendit, pasi dega e saj e Kombinatit e ka ndihmuar herë pas herë me ndihma ushqimore dhe ilaçe, si një kërkesë e tij për të zgjidhur hallet. Ndërkohë që PD denoncon rastin e Nikë Prendës që jeton në kasolle, në rrënojat e shtëpisë së shembur, bashkia përveç se gënjen shkel mbi dinjitetin njerëzor dhe ligjet e këtij vendi duke e ushtruar presion mbi dy të moshuar të vetmuar dhe të semurë që kanë nevojë për ndihmë dhe mjekime. Ne prisnim të shkonin edhe të ndihmonin familjen Prendi por në fakt e thërritën ta kërcënonin dhe poshtëronin!!!

Erion Veliaj nuk heq dot dorë nga presioni mbi qytetarët dhe të vërtetën!

Dikush që çdo ditë të karrierës së vetë politike e ka shfrytëzuar për të gënjyer dhe ndërtuar fasada dhe propagandë e ka të pamundur që sot të këtë qoftë dhe një pikë ndjeshmërie ndaj vuajteve të qytetarëve.

E vërteta nuk fshihet zoti Veliaj! Përpiqu sa të duash me makiazh televiziv, me video 3D, me fotomontazhe! E vërteta nuk ka çmim ndërsa çmimi që do paguani për të gjitha poshtërsitë që i keni bërë Tiranës dhe qytetarëve të saj do të jetë i lartë!

119141804 241680537141665 4861555619320879620 n