Vaji i palmës po përdoret shumë në industrinë ushqimore, por a i dini efektet anësore të tij?

Ne çdo ditë konsumojmë produkte të ndryshme për të cilat edhe duhet të kemi më shumë informata për përbërësit, por kemi raste kur njerëzit kanë pak informacione për produktet dhe shpesh mungesa e informacionit mund të ndikoj negativisht në shëndetin e tyre.

Shumë produkte të cilat ne i konsumojmë çdo dite përmbajnë vaj palme, i cili është i dëmshëm për organizmin tonë dhe ky vaj gjendet në produkte që konsumohen kryesisht në mëngjes, sidomos në biskota, qumësht dhe drithëra të përziera me ëmbëltues.

Vaji i palmës ose “vaji vegjetal” nxirret nga frutat e pemëve të palmës, i cili përmban një sasi të madhe të yndyrave të ngopura dhe numri shumë i madh i kalorive e bën këtë vaj një zgjedhje jo të mirë për shëndetin e njeriut.

Efekti i vajit të palmës në trup është i pa riparueshëm.
Sipas Universitetit të Barit, Pisës dhe Padovës, në bashkëpunim me Shoqërinë Italiane të Diabetit, vaji i palmës i shkatërron qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinë. Po ashtu ky vaj shkakton probleme në zemër, tension të lartë të gjakut, ndihmon në bllokimin e enëve të gjakut etj.

Për të shmangur anët negative të këtij vaji, zgjedh produkte që kanë etiketa me informacione të qarta, një etikë të tillë për produkte pa vaj palme mund ta gjeni në të gjitha produktet e brendit të njohur COOP.

Një brend të tillë me produkte që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve si gjithmonë mund ta gjeni në të gjitha pikat e Super Vivës.

Shëndeti, besimi dhe kënaqësia e konsumatorëve konsiderohet si obligim për një rrjet të tillë të marketeve!