Urdhri i Ramës për drejtorët: Nga 400 emra për vota me detyrim, por ata nuk gjejnë dot as 30

Urdhëri i fundit i Ramës për drejtorët e administratës është që të gjejnë nga 400 emra me detyrim për të votuar PS në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa zyrtarëve të rangut më të ulët i kërkohet deri në 150 emra ku të plotësohen ehe kartat e identitetit.

Ajo që të surprizon është fakti se drejtorët po flasin me vete, pasi nuk po gjejnë dot as 30 emra që të votojnë për PS, shenjë kjo e dukshme e disfatës të tmerrshme që e pret bandën në ikje.

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar përpjekjen e fundit të Edi Ramës për të vjedhur votat nëpërmjet kërcënimit që po ushtron ndaj administratës, ku u kërkon që nëpërmjet formularëve gjithsecili të plotësojë 150 emra në nr.karte, me qëllim për tu marrë votat.

‘Edvin Hajduti shndërron administratën në vegël elektorale!
Zoti Berisha pershendetje. Jam nje drejtor ne administrate. Ky eshte formulari qe i ka shkuar administrates dje. Na kerkohet qe secili nga nepunesit te plotesoje nga 150 emra me nr karte e me te gjitha per votat. 150 emra per 4 dite secilit kohe. Perndryshe na kercenojne me heqje nga puna. Ju lutem bejeni publike’