Topalli në partinë e Lymit?

Çfarë thotë Lymi

Myslim Murrizi ka folur në lidhje me krijimin e një partie të re nga ana e tij, ku mes të tjerash ka deklaruar se do të kontaktojë edhe Jozefina Topallin që të jetë pjesë e partisë së tij.

“Nuk kam hasmëri politike, ajo ka qenë mikeshë e imja, kemi kaluar peripeci të llahtarshme, pse jo do të përpiqem të kontaktoj jo vetëm Topallin, por me të gjithë ata që duan t’i bashkohen atyre që kërkojnë pushtet me votë, e jo me rrotë”, – tha Murrizi.

Por sakaq, teksa Murrizi synon që t’i bashkohet një figurë politike e vjetër sikurse është Topalli, nga ana tjetër, Rudina Hajdari nga opozita e re me të cilën kanë qenë bashkë në betejën për lista të hapura, nuk do t’i bashkohet në partinë e re.

Hajdari do të hapë një parti tjetër, pak kohë më parë ajo deklaroi se do t’i bashkohet Nismës Thurje. Për këtë, Murrizi shprehet se nuk ka mbetur i zhgënjyer, ndryshe nga Halit Valteri, pasi rrëfen se Hajdari në asnjë moment nuk i kishte premtuar se do shkonin bashkë në zgjedhje.

Statusi i Ndokës

Nard Ndoka ka komentuar krijimin e partive të reja brenda opozitës. Në një intervistë për Fax News, Ndoka se ky është një zhvillim pozitiv, dhe se ai ka qenë gjithnjë pro pluralizmit politik.

Ndoka nuk la pa komentuar as deklaratat e Topallit kundër Bashës, kur tha se ish-kryeparlamentarja flet njësoj si të ishte në një helikopter.

“Topalli e shikon nga helikopteri situatën politike, nuk e pengon njeri që të shkojë te Hajdari apo Murrizi dhe ti bashkohet një formacioni politik. Nuk flitet sot për një politikane karriere, që ka pasur përgjegjësi të mëdha, dhe që ishte kryetare Kuvendi, nuk kemi një personazh që ka kërkuar standarde.

Ka qenë një benjamine e ish-kryeministrit Berisha dhe është rritur gjithnjë politikisht nën hijen e tij. Do ta këshilloja zonjën Topalli që të aktivizohet në politikë, nuk mund të gjuajmë me shigjeta këdo që nuk na pëlqen, por të përballet me qytetarët, dhe të mos fshihet duke bërë lojër fjalësh. Mund të jetë aktive dhe në vetë PD, mund të ndikojë që vendimarrja të jetë edhe në favorin e saj. Të japë kontributin e saj në demokratizimin e PD”, tha më tej Ndoka.

Natyrisht ashtu siç jep Ndoka me broçkulla nën hijen e PD-së duke mos pasur elektoriat . Ka ardhur koha për të garuar vetëm, për të parë se sa elektorat ka filozof dhe ekzemplari më i çuitshëm i një politikani, që nuk përfaqëson askënd dhe vegjeton në parlament si senator i përjetshëm i PD-së, poshte çadrës së Saliut.