Toka me 1 euro për Bolinon, banorët në revoltë: Të anulohet vendimi, na duhen shkolla e kopështe

Ndërtesa me më shumë se 4021 m2 truall ndodhet në zonën e ish ‘Parkut të Autobuzëve’, në Tiraë e cila së fundi është mbipopulluar me familje të reja.

Por në vend që kjo pronë shtetërore të përdoret në shërbim të komunitetit, vendoset që të jepet së bashku me ndërtesën me një kontratë simbolike 1 euro në favor të Carlo Bollinos.
Vetë banorët të revoltuar, kërkojnë që bashkia të ndërtojë në të një shkollë,  çerdhe apo qëndër shëndetësore.

Kemi dëgjuar që është marrë  nga një televizion privat për t’u bërë godinë për televizionin ndërkohë që ne si banorë kemi pritur të bëhet diçka për komunitetin. Mund të bëhej një shkollë e mesme, qendër shëndetësore apo minibashki”, thotë një qytetar.

1 7 1