Tjetër reagim i fortë/ Raportuesi i Shqipërisë në PPE: Ndryshimet e njëanshme janë kundër rekomandime të OSBE-ODIHR

Raportuesi i Shqipërisë në PPE, David Lega ka reaguar në lidhje me ndryshimet e njëanshme që ka bërë mazhoranca e Edi Ramës, në kundërshtim të plotë me marrëveshjen e 5 qershorit.

‘Ndryshmet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit’, shkruan David Lega.

Reagimi i plotë i David Lega në Twitter

Zgjedhjet e lira e të ndershme janë një parakusht i rëndësishëm për integrimin në BE.
Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua me konsensus e u përkrah ndërkombëtarisht, ndaj duhet implementuar ashtu siç u ra dakord.

Ndryshmet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

EPP u bën thirrje autoriteteve të frenojnë ndryshmet e njëanshme dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale sipas angazhimit.