Tjetër përballje, Rama ligj për t’i hequr kompetencat Presidentit dhe për të kapur çdo institucion

Mblidhet Komisioni i Ligjeve. Në mbledhjen e sotme pritet të miratohet grupi i punës që do të punojë për këtë ligj.

Emrat e propozuar janë: Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli.

Kujtojmë që pas një viti betejë mes Kuvendit dhe Presidencës, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, mazhoranca i dha fund këtij konflikti me një raport këshillues.

Pavarësisht faktit që Meta i shpëtoi shkarkimit, shumica qeverisëse po harton një ligj që i kufizon kompetencat presidentit nëpërmjet një ligji organik.

Ky ligj sqaron në detaje teknikalitetet e veprimtarisë kushtetuese të Presidentit të Republikës. Ligji organik ndër të tjera do konstatojë te e drejta e presidentit për të dekretuar ose refuzuar dekretimin e një ministri, e drejta e presidentit për të ndryshuar datën e zgjedhjeve apo për mos thirrur në betim anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, precedentë të cilët kanë sjellë jo pak përplasje mes Kuvendit dhe Presidencës.