Tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë, kunati vret kunatën

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Bathore. Mësohet se një person është vrarë me armë zjarri. Nga raportimet e para, mësohet se krimi ka ndodhur brenda një familje.

Policia, nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat, bën me dije se pas një konflikti çasti, Agron Tanushi, ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijojnë kërkimet për kapjen e autorit. Saktësisht, mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Apollonia’.

Njoftimi i Policisë

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.