The Guardian: Një e treta e shqiptarëve të Kosovës besojnë se Covid-19 është mashtrim

The Guardian

Në spitalet e Kosovës, shtretërit po mbushen me të sëmurë dhe me ata që po vdesin, ndërsa Covid-19 përhapet në një nga cepat më të varfra të Evropës.

Por jashtë në rrugë, një e treta e popullsisë beson se pandemia është një mashtrim i pastër, sipas një sondazhi të fundit që ka tronditur qeverinë që tashmë po përpiqet të trajtojë murtajën e mosbesimit.

Kosova, një ish provincë serbe me 1.8 milion banorë, ka parë kohët e fundit disa nga nivelet më të larta të vdekjeve nga Covid-19 në Evropë, ndërsa ka një nga sistemet më të dobëta të kujdesit shëndetësor.

Në Prishtinë, të afërm, shumë nga zonat rurale, i thanë AFP se rrinin me turne jashtë klinikës së sëmundjeve infektive për të qenë afër të dashurve të tyre të sëmurë, të gatshëm për të blerë ilaçe pasi rezervat e spitalit ishin pothuajse të zbrazëta.

Në përpjekje për të bindur publikun për rreziqet e vërteta në fjalë, qeveria ka vendosur të lejojë media në pavijone spitalore të mbyllura më parë, për të filmuar vuajtjet e të sëmurëve.

“Tregojuni atyre që nuk besojnë atë që keni parë këtu,” i tha një kanali televiziv vendas një i moshuar i rraskapitur, duke u rikuperuar në klinikën e sëmundjeve infektive pas një beteje dy-javore me sëmundjen respiratore.

“Mos bëni shaka me këtë. Si mund të besojë dikush në një gënjeshtër se virusi nuk ekziston? ” iu lut ai.

Të tjerët që dikur kishin qenë në mes të mosbesuesve, tani i kanë provuar vetë rreziqet.

“Të them të drejtën, unë besoja se nuk ekzistonte. Tani, pas ferrit që kalova, jam i bindur dhe po i tregoj të gjithë vendit, ”tha një grua e moshuar, e cila ishte trajtuar me terapi oksigjeni për javë të tëra.