Terorrizohen punonjësit e Inspektoriatit Teknik: Plotësoni formularin për manipulimin e zgjedhjeve

Formulari famoz i plotësimit të të dhënave personale për administratën mbërrin edhe në Tiranë.

Fotoja më sipër vjen nga Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial, institucion ku, sipas burimeve të Lapsit, është shpërndarë sot ky formular.

“Na e sollën sot, në ora 4:00 duhet ti dorëzojmë me detyrim” – shprehet një burim për redaksinë.

Ky formular është denoncuar fillimisht nga Partia Demokratike që prej 14 shtatorit, kur u shpërnda në Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor. Denoncime për institucione të tjera kanë vijuar, ndërsa PD thotë se me këto forma Edi Rama tendon të manipulojë dhe vjedhë zgjedhjet e 25 prillit për të qëndruar me çdo kusht në pushtet.

Tashmë ky shqetësim nuk po ngrihet vetëm nga opozita. Vetë punonjësit e administratës janë të pakënaqur me këtë sjellje.

“S’është bërë problem fare kjo. Duhet bërë më shumë” – shprehet i revoltuar punonjësi i ISHTI për Lapsin, i detyruar të japë të dhëna shumë personale nëse dëshiron të qëndrojë në vendin e punës.