Temperaturat më të ulëta në 50 vite, ja çfarë pritet të ndodhë në ditën në vijim

Moti i keq ka goditur jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendin fqinj, Italinë, ku shira të rrëmbyer e era e fortë ishin të pranishëm nga veriu në jug të vendit.

Sipas meteorologëve italianë, shtatori i 2020 ka regjistruar temperaturat më të ulëta në 50 vitet e fundit, ku dje vajtën deri ne 4 gradë.

Sipas tyre, ko javë do të sjellë një përmirësim të kushteve të motit, por që nuk do të zgjasë shumë.

Stuhitë me shira të rrëmbyer e ra e fortë do të rikthen sërish, ku e enjtja do të sjellë rryma të ftohta e të paqëndrueshme nga Atlantiku, ndërsa moti i keq do të vijojë edhe gjatë fundjavë.