Suarez braktis Barcelonën, zgjedh Juventusin

Pas Marcas, tani është Mundo Deportivo që thotë se Luis Suarez ka arritur marrëveshje dy vjeçare me Juventusin, nërsa Barcelona do të marrë një shumë të caktuar për këtë.

Suarez dhe Arturo Vidal, janë në bisedime për ta shkëputur kontratën e tij, njëri për t’ju bashkuar Barcelonës kurse tjetri Interit dhe se ata janë duke stërvitur vetëm me trajnerin Ronald Koeman.

Ka pasur disa raporte në Spanjë dhe Itali që Suarez ka arritur marrëveshje me Juventusin.

Do të jetë një kontratë dy vjeçare me vlerë 10 milionë euro për sezon për uruguaianin.

I vetmi problem është largimi i tij nga Barcelona, pasi që shkëputja e kontratës së sulmuesit ende është larg.

Në vend të kësaj, nuk duket se Barça do të pranojë ndonjë shumë nominale si në rastin e Ivan Rakitic, i cili u largua për në Sevilla për vetëm 1.5 milion euro.

Suarez po ashtu po punon për të marrë një pasaport italiane, të cilën gjë mund ta bëj për shkak se është i martuar me grua që ka prejardhje italiane.

Megjithatë, ai së pari duhet ta kalojë testin e gjuhës italiane të cilët gjë ai do të bëj në javët në vazhdim.