Studimi: Covid-19 trasmetohet më lehtë nga ajri sesa nga prekja e sipërfaqeve

Në fillim të pandemisë shumë studime treguan, se sëmundja Covid-19 përhapet më së shumti nëpërmjet sipërfaqeve.

Me fjalë të tjera, prekja e diçkaje që përmbante pikat e virusit Covid ishte rruga më e lehtë për ta kontraktuar virusin. Kjo gjë I shtyu të gjithë specialistët mjekësorë të bëjnë thirrje për një pastrim të vazhdueshëm të sipërfaqeve.

Mirëpo, me kalimin e kohës hulumtime të tjera treguan, që shumica e infektimeve kishin ndodhur nëpërmjet frymëmarrjes dhe ajrit, dhe jo nëpërmjet sipërfaqeve.

Shkencëtarët nga Qendra Mjekësore në New York, Spitali i Përgjithshëm në Filadelfia dhe Shkolla Mjekëore e Harvardit rishikuan të gjithë artikujt shkencore të botuar në vitin 2020, dhe ekzaminuan raportetet se si përhapet virusi.

Ata gjetën se shumë pak studime pohojnë se virusi jetonte në sipërfaqe për orë të tëra. Në vend të kësaj, studimet reale konfirmuan se transmetimi përmes ajrit dhe frymëmarrjes ishte mënyra kryesore e bartjes së virusit.

“Përhapja e virusëve me anë të sipërfaqeve dhe objekteve është shumë më e vështirë. Dikush duhet të kollitet ose të teshtijë në objekt, dhe personi tjetër do të duhet të prekë sipërfaqen e infektuar pastaj gojën apo hundën e tij, në mënyrë që ta marrë virusin. Ky skenar duket si i pamundur, veçanërisht tani kur njerëzit kanë kujdes maksimal në mbrojtje”, tha Dr. Poston, një ndër autorët e këtij hulumtimi.

Sipas këtyre shkencëtarëve, dezinfektimi I çdo produkti ushqimor që vjen nga jashtë, I të gjithë skajeve të sipërfaqeve ose I rrobave më nuk I është I nevojshëm, pasiqë gjasat e marrjes së virusit në këtë mënyrë janë shumë ta vogla.

Metoda më e mirë e mbrojtjes ndaj Covid-19, mbetet dezinfektimi I duarve, mbajtja e distancës dhe mbajtja e maskave.