Spaho në Has: Për herë të parë në historinë e pluralizmit në Shqipëri, një parti politike cakton kandidatët për deputetë

Sot ne Degen e PD Has filloi procesi i votimit te kandidateve te Deges per poste te larta politike. Per here te pare ne historine e pluralizmit ne Shqiperi nje parti politike cakton kandidatet qe do e perfaqesojne ne Kuvendin e Shqiperise, ne pushtetin qendror dhe vendor nepermjet votes se antaresise.

Partia Demokratike eshte e vendosur qe perfaqesuesit e saj ne cdo nivel te jene produkt i vullnetit te qytetareve dhe shembull i integriteti politik, shoqeror dhe profesional. Partia Demokratike nuk ka qene dhe nuk do te jete kurre strehe e krimit dhe bandave, perfaqesuesve te oligarkeve, atyre qe shperdorojne mundin, djersen dhe taksat e qytetareve shqiptare.

Ne Has ka nje interesim te madh te strukturave te PD dhe anetaresise per te marre pjese dhe votuar kandidatet qe ata vete kane propozuar. Shkalla shume e larte e pjesmarrjes eshte vleresimi me i shkelqyer qe antaresia dhe qytetaret i bejne praktikes se re te PD per te zgjedhur perfaqesuesit e saj ne cdo nivel perfaqesimi nepermjet parimit nje anetar nje vote, si dhe mbeshtetje e plote e inisiatives se Z. Basha per te hapur Partine dhe thelluar me tej demokracine ne te.

Nje parti e hapur ku sundon demokracia eshte garanci per nje qeverisje te mire, ekonomi te zhvilluar, institucione te qendrueshme, drejtesi per te gjithe dhe progres drejt BE.