Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës vetëm për vrasje e krime renditet në vendet e para

Nga Izmira ULQINAKU

Shqipëria renditet e treta në Europë për nivelin më të lartë të viktimave nga vrasjet në raport me popullsinë.

Sipas të dhënave të Eurostat dhe INSTAT, pas Letonisë dhe Lituanisë radhitet vendi jonë.
E turpshme sesi Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës vetëm për vrasje e krime renditet në vendet e para. Hera e parë që gjendemi në krye të listës për të tillë arsye dhe kjo është përgjegjësia e Rilindjes.

Ata sollën krimin në Parlament, vendosën kriminelët kryetarë bashkie, dhe mbi të gjitha i veshën me pushtet të plotë. Sot bandat janë ato që mbajnë në krye të qeverisë Ramen, prandaj ai i lë dorë të lirë kudo, në emërime të drejtuesve apo në mbjelljen e Shqipërisë fund e majë me kanabis.

Vendit i mungon siguria! Rrugëve gjen kudo makina të blinduara të grupeve kriminale, ndërkohë që policia merret me gjobitjen e qytetarëve të varfër.

Edi Rama është përgjegjës i çdo shkrepje arme, sepse ai ka privatizuar policinë, të cilën e përdor vetëm kur i duhet; policinë e ka kthyer në torturuese të qytetarëve dhe jo në mbrojtëse të jetëve të tyre.

Fokusi i Rilindjes nuk është të punojë për mirëqenien psikologjike, shëndetësore dhe financiare të shqiptarëve, por të vjedhë shtetasit e vet, të pasurohen 4-5 veta rreth i Kryeministrit dhe të krijojë kushtet që Shqipëria ta ketë të vështirë të bëhet pjesë e ëndrrës së madhe, hyrjen në BE.

Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për situatën e rëndë ku e ka futur vendin.