Shpërthimi në Tiranë/ Atentat me lëndë plasëse i telekomanduar. Ja për çfarë dyshohet

Një automjet në lëvizje ka shpërthyer në Tiranë, si pasojë e vendosjes së një sasie tritoli.

Qytetarët janë tronditur pasi ngjarja ndodhi në një nga zonat më të populluara në kryeqytet.

Vëhet e ditur se, ngjarja në “Vasil Shanto” dyshohet se është një atentat me lëndë plasëse i telekomanduar.

Dyshohet se lënda plasëse iu vendos automjetit në pjesën e përparme të saj dhe është shkatërruar tashmë.

Ndër të tjera automjeti shëprtheu mbi urë dhe dyshohet se me nisjen e saj shpërthimi është telekomanduar.

Akoma nuk është e konfirmuar por mendohet se ngjarja është një atentat. Dyshohet se shënjestra ka lidhje me serialin e vrasjeve në Rrëshen.

Ngjarja ka krijuar panik dhe kaos te qytetarët e pranishëm në vendngjarje, pasi zona ku ndodhi ngjarja është mjaft e populluar.

auto tirane1600191594