Foto/ Shpërthim tritoli në Tiranë, hidhet në erë një makinë në zonën e populluar, një i vrarë

Një shpërthim tritoli ka tronditur kryeqytetin në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë.

Tritoli mësohet se t’i jetë vendosur një makine, ku nga shpërthimi i fuqishëm dyshohet se është vrarë një person.

Siç shihet edhe nga fotoja makina ka qenë duke kaluar në urën e Nshirakut poshtë kryqëzimit të Vasil Shantos në momentin e shpërthimit.

Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm dhe është dëgjuar në zona të ndryshme të kryeqytetit me një largësi të konsiderueshme nga zona ku ka ndodhur ngjarja. Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një atentat të tipit mafioz, ku një person ka mbeturn i vrarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 urën e Nesherakut, pranë Vasil Shantos.

Ndërkohë, dyshohet se drejtuesi i mjeti i cili ka qenë brenda, ka ndërruar jetë, por kjo pritet që të konfirmohet nga policia.

Dyshohet se drejtuesi i mjeti ka qenë shënjestër i një atentati.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, makina është dëmtuar thuasje e gjitha, ndërsa shërthimi ka sjellë panik në zonë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për vënie tritoli.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mundohet të zbardhë ndodhinë

auto shperthim1600189081

11 2

22 2